Dinamo- Tirana derbi i veçantë, Vllaznia për të ruajtur kreun në Vorë

Dinamo- Tirana derbi i veçantë, Vllaznia për të ruajtur kreun në Vorë

Kampionati në pikë kritike. Dhjetë skuadrat në garë janë duke luajtur javët e fundit në Abissnet Superiore, prej së cilës do të zbardhen verdiktet e 36 javëve të rregullta. Formati dikton ndërsa si në krye te beteja për vendin e katërt ‘Final Four’ ashtu dhe te fundi i tabelës situata duket mjaft e ndërlikuar. Sot në 16:00 dhe 19:00 janë programuar 4 duele teksa një sfidë e mbetur zhvillohet ditën e diel. Në këtë javë të 32-të Dinamo- Tirana (19:00) në “Air Albania Stadium”, vjen një derbi tejet i veçantë. Blutë e Ilir Dajës duan të mbrojnë me çdo kusht zonën ‘Final Four’, ndërsa te bardheblutë e Orges Shehit, çmimi i vetëm i këtij ballafaqimi të 6 sezonal (ndeshur dy herë edhe në Kupë), lidhet...