Dinamo fiton Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias
Për të dytin vit radhazi, Dinamo ka mposhtur Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë duke e dërguar në 15-të numrin e trofeve të fituar në këtë kompeticion gjatë gjithë historisë. Këtë të mërkurë në ‘Air Albania’ djemtë e Ilir Dajës vuajtën, por fituan 3-2 kundër Egnatias. Në minutën e 9-të Egnatia mbeti me një lojtar më pak në fushën e lojës pas daljes me karton të kuq të Bakayoko, i cili bëri një ndërhyrje të gabuar në dëm të portierit Aldo Teqja, me këtë të fundit që la fushën i dëmtuar duke u dërguar në spital. Pas rishikimit të pamjeve në VAR, Enea Jorgji la me një lojtar më pak Egnatian. Dinamo përfitoi nga epërsia numerike dhe kaloi në avantazh me golin e Malomos pas 23 minutave lojë,...
Burimi:
opinion.al