“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur
Ndeshja e së shtunës mbrëma mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës ka nxitur akuza për “kurdisje”, pasi ish-pronari i Crystal Palace dhe komentatori i talkSPORT, Simon Jordan, hodhi dyshime mbi mënyrën se si u zhvillua dueli. Përballja në peshat e rënda konsiderohej nga shumëkush si një test i lehtë për Joshuan përpara duelit të planifikuar me rivalin e tij të kahershëm, Tyson Fury, më vonë gjatë këtij viti. Megjithatë, vetëm pak sekonda pas fillimit të ndeshjes, Joshua u gjend në vështirësi të mëdha, pasi u rrëzua në tapet nga një goditje e djathtë i Prengës. Britaniku u ngrit në këmbë, por dukej qartë se ishte pranë një humbjeje që në raundin e parë. Prenga vazhdoi presionin dhe e rrëzoi edhe një herë Joshuan në minutën...
Burimi:
javanews.al