Dhuna pas fitores së PSG në Francë/ 219 persona të plagosur, 780 të arrestuar
Të paktën 219 persona janë plagosur dhe 780 të tjerë janë arrestuar pas përleshjeve mes tifozëve të futbollit dhe policisë në Francë, pas fitores së Paris Saint-Germain (PSG) në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se tetë persona ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa 57 efektivë policie u plagosën gjatë incidenteve. Sipas tij, më shumë se 450 persona vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Trazirat shpërthyen në disa qytete të Francës, veçanërisht në Paris, ku mijëra tifozë dolën në rrugë për të festuar triumfin e PSG-së. Përleshjet shkaktuan ndërprerje në shërbimet e autobusëve, trenave dhe hekurudhave në kryeqytetin francez. Autoritetet raportuan gjithashtu se një person humbi jetën në një aksident në rrugën unazore të Parisit, të cilën protestuesit tentuan...
Burimi:
opinion.al