Dështoi transferimi pas testeve mjekësore, klubi i del në mbrojtje Asllanit: Është i aftë për nivelin më të lartë fizik dhe atletik

Dështoi transferimi pas testeve mjekësore, klubi i del në mbrojtje Asllanit: Është i aftë për nivelin më të lartë fizik dhe atletik

Transferimi i Fisnik Asllanit në radhët e Lajpcigut dështoi në momentin e fundit. Palët kishin rënë në ujdi dhe firma ishte e vetmja që mungonte, por klubi gjerman hoqi dorë pas testeve mjekësore. Analizat mjekësore nuk përmbushën pritshmëritë e klubit, prandaj transferimi nuk u zyrtarizua. Drejtori i Hofenhajmit ka folur në lidhje me këtë çështje. Andreas Shikeri ka thënë se klubi i qendron pranë Asllanit, që sipas tij ka treguar nivelin më të lartë fizik dhe atletik në stërvitjet e zhvilluara me skuadrën e Hofenhajmit. “Fisniku ka bërë përparim të jashtëzakonshëm te Hofenhajmi. Fakti që ky transferim nuk është realizuar është një lajm i keq për ne nga një perspektivë sportive. Është krejtësisht e qartë për ne se Fisniku është i aftë të performojë në...