Dështimi i madh/ Fshesa merr kokat e Milanit, Allegri pranë stolit të Napolit, Conte me sytë nga…
AC Milan ka njoftuar një revolucion të plotë në drejtimin e klubit pas një sezoni që drejtuesit e cilësuan si dështim, duke konfirmuar largimin e Drejtorit Sportiv Igli Tare, trajnerit Massimiliano Allegri, CEO-s Giorgio Furlani dhe Drejtorit Teknik Geoffrey Moncada. Në deklaratën zyrtare, Milani pranoi se objektivat kryesore të sezonit nuk u arritën, pavarësisht një periudhe të gjatë ku skuadra qëndroi mes pretendentëve kryesorë në Serie A. “Pas zhgënjimit të sezonit të kaluar, mandati i vendosur nga pronarët për klubin ishte i qartë: kthimi në Ligën e Kampionëve dhe hedhja e themeleve për të fituar dhe për të qëndruar vazhdimisht në krye të Serie A”, thuhet në deklaratën e klubit. Sipas Milanit, skuadra kishte ruajtur për pjesën më të madhe të sezonit një pozicion konkurrues...
Burimi:
ntv.al