Deschamps: Eventi im i fundit me kombëtaren, kam ende 2-3 dilema para se të shpall listën
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur për mediat për Kupën e Botës që nis pas një muaji. Ai tha: “Nuk ndiej asnjë presion, vetëm adrenalinë, sepse ka shumë pritje para një Kupe Bote. E kemi pritur këtë moment për muaj të tërë dhe do të përpiqemi të parashikojmë të gjitha situatat e mundshme”. Ai pranoi se ky do të jetë eventi i fundit që merr pjesë me kombëtaren franceze: “Po, me ekipin kombëtar francez ky është turneu i fundit. Do të jetë i katërti dhe gjithashtu i fundit, por kemi një ngjarje shumë të rëndësishme përpara nesh dhe do të jetë një betejë e madhe.” Më tej, trajneri u pyet edhe për skuadrën, duke qenë se ftesat paraprake të ekipit kombëtar francez do të...
Burimi:
telesport.al