Dëmtime, blerje të pakta dhe pasiguri për sezonin e ri – Liverpuli po kalon një krizë besimi
Adriatik BALLA Liverpuli po kalon pasiguri. Trajneri Iraola mori drejtimin e “The Reds” në qershor, duke zëvendësuar Arne Slot, pasi holandezi e mbylli sezonin e kaluar duke siguruar jo bindshëm një vend në Ligën e Kampionëve. Liverpuli ende nuk ka bërë lëvizje të mëdha në afatin kalimtar veror, pavarësisht sezonit zhgënjyes. Viktor Munoz dhe Jeremi Xheket mbeten afrimet e vetme deri tani, me transferimin e këtij të fundit nga Renes që ishte dakorduar që në janar. Nga “Anfield” janë larguar disa prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës, përfshirë Mohamed Salah, Ibrahima Konate dhe Andy Robertson. Largimet e Salah dhe Robertson ishin të pritshme, por vendimi i Konates për t’iu bashkuar Real Madridit ka prishur planet e Liverpulit në merkato. Si pasojë, pas Virgil van...
Burimi:
sot.com.al