Dembele vendos, Kane nuk mjafton! PSG ndal Bayernin dhe siguron finalen e Champions League përballë Arsenal

Dembele vendos, Kane nuk mjafton! PSG ndal Bayernin dhe siguron finalen e Champions League përballë Arsenal

PSG – Arsenal, do të jetë finalja e Champions League për këtë edicion. Kampionët në fuqi të turneut, barazuan 1-1 këtë të mërkurë në aktin e kthimit gjysmëfinal kundër Bayern Munich në Gjermani, teksa me rezultatin e përgjithshëm 6-5 kalojnë në finalen e Budapestit ku përballë më 30 maj do të kenë Arsenalin. Pjesa e parë nisi me vrullin e kampionëve në fuqi, të cilët e mbyllën këtë fraksion me avantazhin 0-1. Ishte minuta e 3-të kur Osman Dembele, pas një kundërsulmi model dhe një asisti nga Kviça Kvaratskhelia, e dërgoi topin pas shpinës së Manuel Nojer. Reagimi i bavarezëve erdhi në minutën e 22-të përmes Luis Diaz, por goditja e tij ishte e lartë. Pesë minuta më vonë, edhe Olize shpërdoroi një mundësi të...