Dembele e krahason Mbappen me diktatorin e Kongo-s, videot e rrjeteve sociale mbizotërojnë edhe te Franca

Dembele e krahason Mbappen me diktatorin e Kongo-s, videot e rrjeteve sociale mbizotërojnë edhe te Franca

Atmosfera në zhveshtoren e kombëtares franceze mesa duket nuk është vetëm stërvitje dhe taktika, por edhe “funny”! Së fundmi ka dalë në dritë një detaj pikant: Ousmane Dembélé, njeriu që njihet për natyrën e tij gazmore, i ka vënë një nofkë mjaft “autoritare” shokut të tij të ngushtë, Kylian Mbappé. Kur Mbappé shfaqet me atë pamjen e tij serioze apo kur “urdhëron” shokët në fushë, Dembélé nuk e lë t’i shpëtojë rasti pa e thirrur: “Mobutu!”. Po, e keni lexuar mirë! Ky pseudonim është frymëzuar nga një meme virale në internet që e krahason Kylian-in me ish-diktatorin e famshëm të Kongos, Mobutu Sese Seko. Nëse dikur diktatorët njiheshin për pushtet absolut, në rastin e Francës, “diktatura” e Mbappé-s është thjesht një lojë mes miqsh. Dembélé,...