Debutuesit ndalin kampionët e Europës, Spanja pretendente barazon pa gola në surprizën e parë të madhe të Botërorit
Surpriza e parë e madhe në Botëror ka ardhur në Grupin H, aty ku Spanja pretndente ka barazuar pa gola me Kepin e Gjelbër. Takimi i luajtur në Atlanta u dominua nga “La Roja”, duke tentuar disa herë me Ferran Torres dhe Oyarzabal, por pa mundur të kalonin portierin 40-vjeçar Vozinha. Pjesa e dytë gjithashtu u dominua nga të besuarit e De La Fuentes, por sërish pa arritur dot të gjenin rrugën e rrjetës, edhe me Lamine Yamal në fushë. Kështu Spanja bën surprizën e parë të madher në Botëror, duke u ndalur nga ekipi debutues i Cape Verdes, me këtë të fundit që do e mbajë mend gjatë këtë ditë. REZULTATI: Spanjë 0-0 Kepi i Gjelbër
Burimi:
sot.com.al