De la Fuente për Botërorin: “Jemi favoritë”. Për Raya: “Në Angli e konsiderojnë më të mirin”

De la Fuente për Botërorin: “Jemi favoritë”. Për Raya: “Në Angli e konsiderojnë më të mirin”

12 Maj 2026 13:12 Alfred Lleshi Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli për Botërorin gjatë “Desayunos de Europa Press”, duke prekur temat më të nxehta; listën e të grumbulluarve, të dëmtuarit dhe portierët. “Është një Botëror i jashtëzakonshëm. Jemi mes kandidatëve, por jo të vetmit. Të gjithë e dimë cilat janë kombëtaret favorite. Do të përpiqemi të jemi në lartësinë e pritshmërive”, – deklaroi ai. Lista përfundimtare do të ketë 26 lojtarë. De la Fuente dha lajme pozitive edhe për Nico Williams: “Nico mund të rikuperohet. Besoj se të gjithë do të jenë gati për ndeshjen e parë ose për ato pas saj”. Për portierët, ai konfirmoi praninë e 6 emrave në listën paraprake: Unai Simón, David Raya, Joan García, Remiro, Robert Sánchez dhe...