“De Biazi më dha disa këshilla, bëjmë gjëra të mëdha”! Prezantohet trajneri i ri i Shqipërisë: Do të jetoj në Tiranë
Silvinjo nuk do të jetë më trajneri i Shqipërisë. Sot në konferencën për shtyp është prezantuar trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran. Ndërkohë në fillim ka folur Silvinjo, i cili mbajti fjalimin e tij të lamtumirës. “Për mua janë minuta emocionuese. Duam të falenderojmë, por kemi vendosur së bashku, të mbyllim këtë cikël te Shqipëria. Kemi punuar shumë që të përfaqësojmë mirë këtë Kombëtare. E njoh mirë Shqipërinë, e njoh mirë Tiranën dhe dua t’iu falenderoj shumë. Dua të falenderoj Armand Dukën për besimin, dua të falenderoj të gjithë njerëzit që punojnë në Federatë, të gjithë lojtarët, jemi rritur të gjithë bashkë dhe në fund, tifozët dashamirës të Kombëtares. Dhe një gjë, shpirti, djersa dhe zemra nuk duhet të mungojë kurrë, e kam thënë...
Burimi:
sportekspres.com