Daku përshëndetet me Rubin Kazanin, do të kalojë te Spartak Moskë për 11 mln euro

Daku përshëndetet me Rubin Kazanin, do të kalojë te Spartak Moskë për 11 mln euro

Adriatik BALLA Lajme të mira dhe zyrtare për sulmuesin e kombëtares tonë, Mirlind Daku. Kosovari kuqezi e ka luajtur të shtunën ndeshjen e fundit me skuadrën ruse Rubin Kazan. Ai shënoi gol në fitore, ndërsa ka dy gola në dy ndeshjet e para kampionale. Pas ndeshjes Dakut është ngritur lartë nga bashkëlojtarët, ndërsa i kishte sytë me lot. Mediumet ruse e bëjnë punë të kryer kalimin e tij te Spartak Moska për 11 milionë euro. Daku te Rubin Kazani është prej vitit 2023, ndërsa i ka shënuar 37 gola në kampionatin e Rusisë. Sulmuesi është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Te Rubin Kazani ishte lojtari më i mirë. Trajneri i Rubin Kazanit, Frank Artiga po ashtu ka lënë të kuptohet se Daku do të transferohet....