CR7 “çekohet” me detektor metalesh në Botëror, shpërthen në të qeshura gjatë kontrollit të sigurisë (video)
Cristiano Ronaldo dhe Portugalia debutuan në Botërorin 2026 ndaj Republikës Demokratike të Kongos me barazimin zhgënjyes 1-1. Para ndeshjes në Houston, SHBA, kombëtarja portugeze iu nënshtrua kontrolleve të rrepta të sigurisë, ashtu si të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Një video që u bë “virale” në rrjetet sociale tregon kontrollin e bagazhit të dorës dhe kontrollin fizik të Ronaldos me detektor metalesh. Sulmuesi portugez qëndron i qetë, hap krahët gjatë kontrollit dhe për një moment buzëqesh. Më pas u sqarua se ai po i buzëqeshte një vajze të vogël, e cila priste ta përshëndeste, ose të bënte një foto me idhullin e saj. Kontrollet e sigurisë kanë shkaktuar debat edhe për kombëtare të tjera, si Senegali, Uzbekistani dhe Uruguaji, por bëhet fjalë për një protokoll të detyrueshëm...
Burimi:
telesport.al