Conte drejt rikonfirmimit në stolin e Napoli edhe për një sezon, takim me De Laurentiis për të mbyllur marrëveshjen
Në Napoli, largimi i trajnerin Antonio Conte merrej si i mirëqenë në fund të sezonit. Kishte shumë indikacione: nga preferencat e shprehura hapur për një rikthim në ekipin kombëtar, te një De Laurentiis që dha “dritën jeshilë” për largimin e trajnerit aktual. Por tani gjërat duken ndryshe. Një president i ri po i afrohet udhëheqjes së Federatës, që favorizon Allegri si trajnerin e ardhshëm. Gjithashtu, të dy palët nuk duket se kanë alternativa shumë më tërheqëse sesa status quo-ja. Shkurt, Conte mund të përfundojë vitin e mbetur të kontratës së tij, duke barazuar rekordin e tre sezoneve radhazi me të njëjtin ekip, i vetmi precedent është koha e tij me Juventus nga viti 2011 deri në vitin 2014. De Laurentiis, nga ana e tij, nuk...
Burimi:
telesport.al