Cleveland mund Detroit pas kohës shtesë dhe i afrohet finaleve play off në Lindje

Cleveland mund Detroit pas kohës shtesë dhe i afrohet finaleve play off në Lindje

Skuadra e Cleveland Cavaliers udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Detroit, pas fitores 117-113 arritur sot jashtë fushe. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, vendosur në kohën shtesë. Të dyja ekipet bënë një paraqitje të mirë, por Detroit nuk përfitoi nga faktori fushë. Pesë lojtarë të Cleveland realizuan mbi 16 pikë, ku shkëlqeu veterani James Harden, autor i 30 pikëve. Për Detroit, Cade Cunningham realizoi 39 pikë, por që mbetën për statistikë. Ndeshja e gjashtë gjysmëfinale do të luhet në fushën e Cavaliers pas dy ditësh. Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale (1-4), Detroit – Cleveland, 113-117 (2-3) (2-3), New York – Philadelphia, (4-0) Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale (1-4), Oklahoma – Lakers, (4-0) (2-3), San Antonio – Minnesota, (3-2)