Chivu para finales së Kupës: Suksesi personal? Nuk më intereson fare, jam i lumtur për djemtë

Chivu para finales së Kupës: Suksesi personal? Nuk më intereson fare, jam i lumtur për djemtë

13 Maj 2026 7:47 Alfred Lleshi Cristian Chivu karikoi Interin në prag të finales së Kupës së Italisë ndaj Lazio në “Olimpico”: “Janë dy ndeshje të ndryshme dhe ka gjithmonë kurthe kur përballesh shpesh me të njëjtin rival. Dikush mund të mendojë se është e thjeshtë, por ata mund të kenë më shumë motivim pas humbjes 3-0 të së shtunës. Ne duhet të jemi të përulur dhe të kemi qëndrimin e duhur. E kemi merituar titullin kampion, e kemi merituar finalen e Kupës dhe duam ta nderojmë maksimalisht këtë trofe”. Për gjendjen e Marcus Thuram, trajneri rumun tha: “Është më mirë, është mirë. Para ndeshjes do ta vlerësojmë sërish”. Më tej shtoi: “Për dopietën sezonale duhet të mos kemi obsesion. Duhet kthjelltësi, qetësi dhe dëshirë...