“Chelsea po hedh themelet për një të ardhme të ndritur, po e shijoj punën time me skuadrën”

“Chelsea po hedh themelet për një të ardhme të ndritur, po e shijoj punën time me skuadrën”

Trajneri i përkohshëm i Chelsea, Calum McFarlane, këmbëngul se themelet për një sukses të madh në të ardhmen tashmë janë vendosur në Stamford Bridge. “Blutë” barazuan 1-1 me Liverpool në ndeshjen e fundit duke marrë 1 pikë pas një serie prej gjashtë humbjesh radhazi. McFarlane, trajneri i ekipit U-21 të Chelsea, ka qenë dy herë në detyrë këtë sezon, fillimisht kur zëvendësoi Enzo Maresca dhe tani, pas largimit të Liam Rosenior. Chelsea i kanë mbetur dy ndeshje në Premier League si dhe finalen e FA Cup ndaj City, për të siguruar praninë në Europë sezonin tjetër. “Nuk jemi në formën më të mirë për momentin, nuk po performojmë ashtu siç duhet, por mendoj se janë hedhur themelet që kjo skuadër të jetë e suksesshme. Kemi...