Champions League/ Kaos në Paris pas fitores së PSG, arrestohen 416 persona
Qindra arrestime janë bërë në të gjithë Francën pas fitores së PSG-së me penallti ndaj Arsenalit mbrëmë në finalen e Ligës së Kampionëve. Ministria e Brendshme franceze tha se kishte pasur 416 arrestime në të gjithë Francën, nga të cilat, 283 në zonën e Parisit, sipas BFMTV. Gati 20,000 njerëz ishin të pranishëm në Champs-Élysées në një fazë të festimeve të mbrëmshme, sipas shifrave nga selia e policisë së Parisit. PSG u bëri thirrje tifozëve të festojnë “me krenari, përgjegjësi dhe respekt”. Një total prej 22,000 oficerësh policie u mobilizuan përpara finales në Francë, përfshirë 8,000 në zonën metropolitane të Parisit, shkruan Sky News. Laurent Nunez, ministri i brendshëm francez, tha se trazirat ishin parashikuar. Shtatë oficerë policie u plagosën, “njëri prej tyre mjaft rëndë”,...
Burimi:
opinion.al