Çfarë ndodhi?/ Vetëm shtatë muaj në ekip, Agim Ibraimi jep dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv të Partizanit
U prezantua në klubin e Partizanit më 9 janar të këtij viti, por aventura e drejtorit spotiv Agim Ibraimi me ‘Demat e Kuq’ ka zgjatur vetëm shtatë muaj. Mediet në vend bëjnë me dije se shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante dhe bashkë me të janë larguar edhe futbollistët Kamer Qaka e Lorent Shabani. Këto largime vijnë vetëm pak ditë pasi klubi i Partizanit prezantoi trajnerin e ri, rumunin Florin Bratu. Më parë ishin Vusal Isgandarli, Carlos Martinez, Altin Bytyçi dhe Amos Nondi që ndanë rrugët me klubin e kuq. Ndërkohë Alban Hoxha i dha fund futbollit të luajtur, ndërsa tashmë mban postin e trajnerit të portierëve. Kujtojmë se në sezonin 2024-25, Agim Ibraimi mbajti postin e drejtorit sportiv...
Burimi:
sot.com.al