Cardinale rinis nga Almstadt dhe Gardiner, zbulohet struktura e re drejtuese e Milanit

Cardinale rinis nga Almstadt dhe Gardiner, zbulohet struktura e re drejtuese e Milanit

22 Qershor 2026 9:09 Alfred Lleshi Gerry Cardinale po e merr gjithnjë e më shumë në dorë drejtimin e Milanit, duke vendosur personalisht për ndryshimet kryesore në klub. Vendimi i parë është se nuk do të emërohet një drejtor i ri teknik dhe as nuk do të promovohet Jovan Kirovski, aktualisht drejtor sportiv i “Milan Futuro”. I frymëzuar nga “modeli Liverpool”, i cili parashikon një strukturë drejtuese më të thjeshtë, Cardinale do t’iu besojë dy figurave të brendshme. Hendrik Almstadt, 53 vjeç, pjesë e Milanit që nga viti 2019, pas ardhjes nga Arsenali me Ivan Gazidis, do të marrë postin e drejtorit të “Player Trading”. Ndërkohë, Bobby Gardiner, anglez i lindur në vitin 1992 dhe specialist i analizës së të dhënave në futboll, do të...