Calja rikthehet fort, kampion Europe në shtytje

Calja rikthehet fort, kampion Europe në shtytje

Peshëngritësi nga Shtermeni Briken Calja pas një pauze trofesh në sportin e shtangës shkëlqen në Kampionatin Europian të zhvilluar në Batumi të Gjeorgjisë. Sportisti shqiptar është shpallur kampion në stilin e shtytjes për kategorinë 79 kg. Peshëngritësi realizoi një paraqitje prej kampioni duke ngritur 187 kg në shtytje, për të marrë medaljen e artë në këtë stil. Në total, Calja grumbulloi 340 kg në dygarësh, duke u renditur i dyti dhe fituar medaljen e argjendtë, vetëm 1 kg pas fituesit, Serobian. Një tjetër sukses i rëndësishëm për sportin shqiptar, me Briken Caljan tashmë 36 vjeç që vazhdon të konfirmohet në Europë si kampion në shtangë. Post navigation