Bayerni në kërkim të zëvendësuesit të Kane, gjermanët i hedhin “sytë” nga Juventusi

Bayerni në kërkim të zëvendësuesit të Kane, gjermanët i hedhin “sytë” nga Juventusi

Klubi gjerman Bayern Munich ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë me sulmuesin Nicolas Jackson nga Chelsea në verën e këtij viti. Si pasojë, drejtuesit bavarezë kanë nisur kërkimin për një sulmues të ri që do të zëvendësojë Harry Kane. Një nga emrat më të diskutuar në listën e tyre është Dusan Vlahovic, i cili aktualisht luan për Juventusin, ndërsa kontrata e tij skadon në qershorin e ardhshëm. Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka shprehur veçanërisht interes për transferimin e sulmuesit serb, duke e parë atë si një alternativë të fortë për sulmin e skuadrës bavareze. Top Channel