58 gola në një sezon! Harry Kane rrëzon Lewandowskin nga froni dhe futet në listën e legjendave të Mynihut

58 gola në një sezon! Harry Kane rrëzon Lewandowskin nga froni dhe futet në listën e legjendave të Mynihut

Harry Kane sapo ka prekur majat e futbollit europian duke shkruar emrin e tij me gërma ari në librat e historisë. Pas tregolëshit të tij të fundit, sulmuesi anglez ka arritur kuotën e jashtëzakonshme prej 58 golash në të gjitha kompeticionet për këtë sezon. Ky nuk është thjesht një numër, por një rekord absolut: Kane është bërë zyrtarisht lojtari i një klubi nga pesë ligat kryesore europiane me më shumë gola të shënuar brenda një sezoni të vetëm në këtë shekull. Rrëzimi i “Mbretit” Lewandowski Me këtë arritje fantastike, anglezi ka thyer rekordin e mëparshëm, i cili mbahej nga një tjetër legjendë e gjallë e sulmit të bavarezëve: Robert Lewandowski. Polaku e kishte vendosur këtë rekord në sezonin magjik 2019-20 (vit i cili u kurorëzua edhe me...