Brruti bëhet pjesë e Hajdukut në Kroaci, Kasalla shkëlqeu me Vorën e tani përfundon në Ukrainë

Brruti bëhet pjesë e Hajdukut në Kroaci, Kasalla shkëlqeu me Vorën e tani përfundon në Ukrainë

Adriatik BALLA Kanë nisur lëvizjet e para të futbollistëve shqiptarë në merkato. një pjesë që ishin në kampionatin shqiptar kaluan menjëherë në kampionate më cilësore. Një nga elementët përfundoi në Kroaci, e një tjetër në Ukrainë. Dikush firmos me një klub irlandez e dikush pret të përfundojë në superligën turke. Kështu, Etnik Brruti ka firmosur me Hajduk Split. Kontrata me klubin kroat është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Brruti afrohet te Hajduku si lojtar i lirë, pasi e mbylli me Malishevën. Për të është eksperienca e parë jashtë Kosovës. Nuk do e ketë të vështirë të përshtatet duke qenë se pjesë e ekipit janë Ron Raçi dhe Adrion Pajaziti. Etnik Brruti është ftuar edhe nga Kombëtarja shqiptare, pavarësisht se minutat kanë munguar...