Brazili, Neymar nis më në fund stërvitjen, ja kur pritet të jetë i disponueshëm ylli brazilian
Vonoi, por ja ku është. Neymar është stërvitur për herë të parë që nga momenti kur Brazili mbërriti në SHBA, përpara 2 javësh. Dëmtimi në pulpë ia bëri të pamundur aktivizimin në startin e botërorit, por pritet që ai të jetë i disponueshëm për fazën finale. me fjalë të tjera, është thuajse e pamundur që ai të jetë në fushë ndaj Haitit dhe Skocisë, dy rivalët e tjerë në grup, por te Brazili nuk e humbasin shpresën për Neymar. Nuk e kanë humbur kurrë, aq më pak tani. Sulmuesi 34 vjeçar kthehet në stëvitje me bateri të karikuara dhe me objektivin që të luajë minutat e tij të para në Botëror. Edhe pse nuk i dha rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, te Federata Braziliane tregohet kujdes....
Burimi:
sot.com.al