Botërori/ Jo vetëm armë e drogë, edhe puthjet tepër pasionante ndalohen në stadiume
Jo vetëm armë, drogë apo materiale të rrezikshme; mes aspekteve që ndalohen në stadiume nga FIFA në stadiumet e Botërorit, janë edhe shfaqet e afeksionit të konsideruara si ‘të papërshtatshme’ duke përfshirë këtu edhe puthjet tepër pasiononte. Sipas të përditshmes gjermane Bild, spektatorët informohen përmes njoftimeve të shpërndara përmes altoparlantit për sjelljet që nuk lejohen në brendësi të impiantit. Përvec fyerjeve, duhanit, cigareve elekronike, gjesteve fyese dhe basteve ilegaleve, lista e gjërave të ndaluara parashkon edhe të ashtuquajturat shfaqje e papërshtatshme të dashurisë. Kjo shprehje përgjithësuese përfshin sjellje si përkëdhelje të tepërta dhe sipas interpretimit të përshtatur në SHBA, edhe puthjen pasionante të gjatë, ndërsa puthjet e shkurtra lejohen. FIFA nuk sqaroi zyrtarisht limitet e kësaj norme, por sipas formulimit stjuardët kanë fakultetin për të...
Burimi:
opinion.al