Botërori i radhës do të jetë me 64 ekipe? Infantino nuk e përjashton si ide dhe jep lajmin e bujshëm

Botërori i radhës do të jetë me 64 ekipe? Infantino nuk e përjashton si ide dhe jep lajmin e bujshëm

Kur kanë mbetur dy gjysmëfinalet dhe finalja e madhe, FIFA po mendon që tani për Botërorin e ardhshëm, atë të vitit 2030, i cili do të organizohet nga tre vende: Spanjë, Portugali dhe Marok. Duke folur për Bluewin, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, konfirmoi se propozimi për një turne me 64 ekipe do të shqyrtohet nga afër pas përfundimit të Botërorit aktual. Pra, jo vetëm që nuk përjashtohet mundësia për pjesëmarrjen e 64 ekipeve, por nuk do të ishte aspak befasi nëse do të miratohet. Në Botërorin e mbajtur në SHBA-Kanada-Meksikë, për herë të parë morën 48 ekipe, por numri mund të shtohet edhe me 16 ekipe të tjera pas katër vitesh. “64 ekipe në Kupën e Botës? Kjo është padyshim një çështje që do...