Botërori 2027 për vajza/ Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim
Kombëtarja e vajzave është gati për ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese për Kupën e Botës 2027, ndaj Malit të Zi, që do të luhet nesër në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Pas barazimit të vyer ndaj Çekisë, vajzat kuqezi synojnë ta mbyllin këtë edicion eliminatoresh me një tjetër paraqitje pozitive përpara tifozëve shqiptarë. Në prag të sfidës, në një prononcim për fshf.org, trajneri Armir Grima foli për gjendjen e skuadrës, objektivat për ndeshjen e nesërme dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve shkodranë. Gjendja e skuadrës para ndeshjes me Malin e Zi – Kur vjen pas një rezultati të mirë, besoj se edhe gjendja psikologjike e ekipit është shumë e mirë. E rëndësishme është të ruajmë ritmin, dëshirën dhe karakterin që treguam...
Burimi:
sportiim.al