Zyrtarët iranianë bojkotojnë Kongresin e FIFA-s në Kanada pas “sjelljeve të papërshtatshme” në aeroport ndaj zyrtarëve të tyre

Zyrtarët iranianë bojkotojnë Kongresin e FIFA-s në Kanada pas “sjelljeve të papërshtatshme” në aeroport ndaj zyrtarëve të tyre

Zyrtarët e Federatës Iraniane të Futbollit nuk do të marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s që po mbahet në Kanada. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve, Tasnim, e cila citon si shkak “sjelljen e papërshtatshme të zyrtarëve të emigracionit” në aeroportin e Torontos. Sipas Tasnim, tre zyrtarë të federatës kishin mbërritur me viza të rregullta për të marrë pjesë në kongresin e së enjtes, por janë detyruar të kthehen me fluturimin e parë të disponueshëm. Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm “u kthyen drejt Turqisë me fluturimin e parë, për shkak të sjelljes së pahijshme të zyrtarëve të aeroportit dhe fyerjes ndaj një prej organeve më të nderuara të Forcave të Armatosura të Iranit”, raportuan disa media, pa dhënë...