Zbulohet avioni i veçantë që do të dërgojë Argjentinën në SHBA, Messi mbetet kryefjala e dizajnit
Linja ajrore shtetërore “Aerolíneas Argentinas” prezantoi të premten në aeroportin ndërkombëtar të Ezeizës aeroplanin spektakolar që do të transportojë ekipin kombëtar argjentinas në Kupën e Botës 2026. I cilësuar nga kompania si “aeroplani më argjentinas në botë”, ai mbart një dizajn të veçantë që përfshin fanellën numër 10 të kapitenit Lionel Messi në bisht, shiritin e kapitenit mbi motorë dhe tre yjet që nderojnë titujt botërorë të vendit. Drejtuesi i hangarit, Pablo Da Grava, u shpreh tejet krenar për këtë punë, me shpresën që ky avion do të sjellë Kupën e Katërt të Botës në shtëpi. Gjatë kampionatit, kompania do të kryejë fluturime speciale drejt qyteteve amerikane si Kansas City dhe Dallas për ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa pas përfundimit të turneut, aeroplani do...
Burimi:
top-channel.tv