Video/ Spanja shkëlqen para startit të Botërorit, “La Roja” mund me tre gola Perunë në miqësoren e fundit

Video/ Spanja shkëlqen para startit të Botërorit, “La Roja” mund me tre gola Perunë në miqësoren e fundit

Spanja e mbylli me fitore fazën përgatitore për Kupën e Botës, duke mposhtur Perunë me rezultatin 3-1 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Puebla, vetëm pak ditë para nisjes së turneut më të madh të futbollit. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente e nisi në mënyrë perfekte takimin, teksa Mikel Oyarzabal zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë. Spanja vazhdoi të dominojë lojën dhe dyfishoi avantazhin pas gjysmë ore lojë. Pedri përfitoi nga një aksion i bukur i Ferran Torres dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-0. Vetëm pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, spanjollët realizuan edhe golin e tretë. Një harkim i Yeremy Pinos shkaktoi gabim të portierit peruan Pedro Gallese, duke i dhënë Spanjës një epërsi të...