Tuchel shpall listën e Anglisë për Botërorin, trajneri gjerman lë jashtë disa yje të mëdhenj të futbollit europian
Trajneri i kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë publike listën e 26 futbollistëve që do të jenë pjesë e ekipit në Botërorin e SHBA. Në skuadrën e “Tre Luanëve” ka aq shumë mundësi zgjedhjeje, sa teknikut gjerman i është dashur të lërë jashtë emra të mëdhenj të futbollit europian. Alexander-Arnold, Tomori, Palmer, Maguire, Foden apo Calvert Lewin është dashur të lihen jashtë skuadrës. Vendime të rënda, që me siguri do të prodhojnë edhe shumë polemika në media dhe opinionin sportiv. “Ka pasur shumë telefonata në tre ditët e fundit, shumë kohë e kaluar duke reflektuar dhe duke vendosur. Jam i emocionuar dhe gati për të ikur në Botëror sepse, kur merr vendimet e duhura, kjo të jep një avantazh dhe qartësi. Mezi pres të...
Burimi:
top-channel.tv