Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ka goditur zonën e Karaibeve, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë deri në Florida, ku kombëtarja e Anglisë po zhvillon përgatitjet për Kupën e Botës. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit është regjistruar në perëndim të Kubës, rreth 650 kilometra nga Florida qendrore, me një thellësi prej rreth 16 miljesh. Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të mëdha si Miami, Orlando dhe Jacksonville, ndërsa raportohet se edhe disa ndërtesa janë evakuuar për arsye sigurie. Tërmeti është ndjerë gjithashtu në disa zona turistike të Floridas, përfshirë edhe “Disney World”, ku vizitorët kanë raportuar dridhje të forta të tokës. Autoritetet amerikane konfirmuan se nuk ka rrezik për cunami, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme të...