Takimi mes FIFA-s dhe Iranit shkon siç pritej, përfaqësuesja aziatike merr vendimin për Botërorin 2026

Takimi mes FIFA-s dhe Iranit shkon siç pritej, përfaqësuesja aziatike merr vendimin për Botërorin 2026

FIFA dhe Federata Iraniane e Futbollit kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm në Stamboll, ku është diskutuar pjesëmarrja e ekipit kombëtar iranian në Kupën e Botës. Takimi u cilësua si “shumë konstruktiv” nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, i cili në deklaratën zyrtare theksoi se bashkëpunimi mes palëve po vazhdon ngushtë dhe se FIFA pret me padurim praninë e Iranit në turneun botëror. Ai shtoi se gjatë takimit u diskutuan çështje operacionale dhe organizative, ashtu si me të gjitha federatat anëtare. Edhe presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, e cilësoi takimin pozitiv, duke theksuar se të dyja palët riafirmuan angazhimin për të garantuar pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës. Taj bëri të ditur gjithashtu se vizat për ekipin kombëtar ende...