SHBA nis Botërorin, dita e së vërtetës për skuadrën e Mauricio Pochettinos

SHBA nis Botërorin, dita e së vërtetës për skuadrën e Mauricio Pochettinos

Ai që ka rëndësi është Botërori. Ky ishte justifikimi i preferuar i Mauricio Pochettinos gjatë gati 2 viteve në pankinën e SHBA që përjetoi një proces të turbulluar. Pas çdo humbjeje që dukej se minonte skuadrën e tij, argjentinasi nuk ndryshoi qëndrim; Kupa e Artë dhe Nations League janë vetëm nxemja përpara eventit më të madh që është kampionati botëror. Gjatë shortit, presidenti Donald Trump e pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë Pochettinon në lidhje me shanset reale që ka skuadra e SHBA për të fituar botërorin dhe Pochettino nuk ngurroi të përgjigjej: ‘A mund të jemi kampionë? Sigurisht që po’. Tani është momenti që skuadra amerikane të aplikojë gjithçka në fushën e lojës. Filozofia e argjentinasit nuk është vetëm taktike; janë tranzicionet e vrullshme, loja...