Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblimet për edicionin më të pasur të të gjitha kohërave

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblimet për edicionin më të pasur të të gjitha kohërave

871 milionë dollarë, ky është shpërblimi i miratuar nga FIFA në muajin prill në Vancouver për Botërorin që do të nisë javën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Një shifër kjo e jashtëzakonshme, 15% me e lartë se shpërblimi fillestar prej 727 milionë dollarë që u miratua në Këshillin e Dohas në muajin dhjetor. Pa harruar këtu bonuset për kualifikimin dhe përgatitjen që konsiderohen më vete. Por si do të shpërndahet kjo shumë e madhe me 48 skuadrave pjesëmarrëse? Skuadrat që janë kualifikuar kanë të drejtë të përfitojnë 10 milionë dollarë secila  dhe në prag të përgatitjeve të Botërorit në Amerikës së Veriut përfitojnë edhe 2.5 milionë dollarë secila. Ashtu siç e bëri të ditur edhe vetë FIFA, do të shpërndahen 16 milionë dollarë...