“Praktika mashtruese”/ Hetim i thelluar ndaj FIFA-s, Botërori i SHBA-së rrezikon të njolloset para startit!
Pak javë para startit të Kupës së Botës 2026, telashet për FIFA-n duket se sapo kanë filluar. Qeveria botërore e futbollit po përballet me një presion të jashtëzakonshëm ligjor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa prokurorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë njoftuar hapjen e një hetimi zyrtar mbi procedurat e shitjes së biletave të turneut. Në një deklaratë të përbashkët, zyrtaret e larta të drejtësisë, Letitia James dhe Jennifer Davenport, theksuan se ekzistojnë dyshime të forta se një numër i madh tifozësh janë mashtruar në lidhje me vendndodhjen reale të ulëseve që kishin blerë në stadiume. Autoritetet e të dy shteteve kanë kërkuar tashmë informacion të detajuar mbi të gjitha shitjet, me një fokus të veçantë te tetë ndeshjet e planifikuara për...
Burimi:
top-channel.tv