Polemikat për biletat, presidenti i FIFA-s: Janë të shtrenjta, por kemi shitur 90% të tyre
“Kemi shitur 100% të biletave që kemi nxjerrë në treg, që përbën rreth 90% të totalit të parashikuar deri më tani.” “Natyrisht, ne do të vazhdojmë të nxjerrim bileta të tjera në shitje.” Gjatë fjalimit të tij në Kongres, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ndal shkurtimisht te ankesat për koston e lartë të biletave të Kupës së Botës. Megjithatë, komentet e tij u drejtoheshin presidentëve të federatave anëtare dhe jo drejtpërdrejt tifozëve. “Sigurisht që ka bileta të shtrenjta, por ka edhe nga ato më të përballueshme. E rëndësishme është që të gjitha të ardhurat që gjenerojmë në nivel global t’ju kthehen juve; të shpërndahen në të gjithë botën për të financuar futbollin në vendet tuaja,” shtoi ai. Më herët gjatë kësaj jave, FIFA njoftoi...
Burimi:
top-channel.tv