Panik në New York pak ditë nga nisja e Botërorit, 6 persona sulmohen me thikë pranë Madison Square Garden
Paniku mbërtheu New Yorkun në orët e fundit. Gjashtë persona u sulmuan me thikë në Penn Station, një stacion metroje që ndodhet në qendër dhe shumë pranë Madison Square Garden ku do të luhet ndeshja e tretë e Finales së Madhe të NBA mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs. Një ndeshje kjo që po ndihet shumë dhe ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Mbetet për t’u kuptuar nëse kjo që ndodhi do të sjellë ndonjë ndryshim në sistemin e sigurisë në prag të kësaj ndeshjeje. Ngjarja mori një jehonë të gjerë mediatike në të të gjithë globin; në fakt ditën e enjte do të ngrejë siparin e tij edhe Botërori i shumëpritur që do të mbahet pikërisht në...
Burimi:
top-channel.tv