“Kur të dalësh në fushë, nuk do jesh vetëm”/ Robertson zbulon letrën që partnerja e Diogo Jotës i shkroi përpara Botërorit
Kujtimi i Diogo Jotës do të jetë i pranishëm gjatë Kupës së Botës këtë verë, jo vetëm në kampin e Portugalisë, por edhe në atë të Skocisë, përmes një historie të veçantë dhe emocionale mes miqsh dhe familjarësh. Mbrojtësi i Skocisë dhe i Liverpoolit, Andy Robertson, ka treguar se do të përmbushë një ëndërr që e kishte ndarë me Jotën gjatë kohës së tyre së bashku në klubin anglez. “Gjatë asaj kohe folëm shumë për Kupën e Botës. Ai e humbi Botërorin në Katar për shkak të një dëmtimi, ndërsa unë nuk u kualifikova me Skocinë. Ishte një ëndërr që e ndanim së bashku”, tha Robertson, duke kujtuar mikun e tij. Pas kualifikimit të Skocisë, Robertson mori një letër emocionale nga e veja e Diogo...
Burimi:
top-channel.tv