Kaos para ndeshje hapëse të Botërorit, policia përplaset me tifozët që tentuan të futeshin në stadium pa biletë
Festimi i fitores në ndeshjen hapëse të Meksikës në Kupën e Botës 2026 është shoqëruar me incidente të dhunshme jashtë stadiumit “Estadio Azteca”, pak para fillimit të ndeshjes, kur tifozë pa bileta dhe protestues tentuan të hynin me forcë në ambientet e stadiumit. Sipas mediave lokale, situata u përshkallëzua kur grupe njerëzish hodhën gurë dhe shishe ndaj forcave të policisë pranë portës nr. 8. Raportohet se dhjetëra persona janë arrestuar gjatë përplasjes. Në ditët para turneut, autoritetet në Mexico City janë përballur me protesta të ndryshme nga mësues, gjyqtarë në pension dhe familjarë të personave të zhdukur, por incidenti pranë stadiumit nuk duket të ketë pasur motiv politik të drejtpërdrejtë. Policia lokale njoftoi se rreth 200 persona të maskuar u ndanë nga grupe më të...
Burimi:
top-channel.tv