Izraeli dhe Palestina bashkë në kongresin e FIFA-s, shpërthen tensioni, refuzohet shtrëngimi i duarve
Momente tensioni të larta kanë shoqëruar skenën e Kongresit të 76-të të FIFA-s në Vancouver. Presidenti Gianni Infantino u përpoq të realizonte një shtrëngim duarsh ose një foto të përbashkët mes Jibril Rajoub, përfaqësuesit të Federatës Palestineze të Futbollit, dhe Basim Sheikh Suliman, nënkryetarit të Federatës Izraelite të Futbollit. Pavarësisht përpjekjeve që zgjatën më shumë se dy minuta, kreu 56-vjeçar i FIFA-s nuk ia doli dot të pajtonte palët. Rajoub u largua me shpejtësi nga skena, duke thirrur: “Po vuajmë!”. Ky incident pasqyron hendekun e thellë dhe tensionet e mprehta politike që janë transferuar tashmë edhe në arenën e futbollit botëror. Edhe pse FIFA synon ta përdorë sportin si një mjet për paqe dhe bashkim, kjo tentativë dështoi përballë realitetit të rëndë të konfliktit në...
Burimi:
top-channel.tv