Flamuri italian në Seattle të SHBA-së, gjatë një eventi për Botërorin, gabim protokolli apo mesazh i fshehtë?
Një video e publikuar në rrjetet sociale po bën xhiron e botës dhe ka ndezur imagjinatën e mijëra italianëve. Gjatë një eventi në Seattle, në vend të flamurit iranian është vendosur flamuri italian me mbishkrimin “Benvenuti”, mirëseardhje. Pamja e papritur ka bërë që shumë italianë të pyesin: e dijnë diçka këta, apo është thjesht një gabim protokolli? Teoritë nuk kanë vonuar të shpërthejnë. Disa shikojnë në të një sinjal të fshehur sikur dikush në Seattle të kishte informacion paraprak për diçka të rëndësishme që pritet të ndodhë mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Takimi i papritur diplomatik? Një vizitë zyrtare e pakonfirmuar? Apo thjesht një punonjës i ngarkuar me flamujt që ngatërroi dy flamuj që ngjajnë me njëri-tjetrin, jeshile, e bardhë, e kuqe dhe askush...
Burimi:
top-channel.tv