FIFA iu bën një dhuratë klubeve, shpërblim rekord për lojtarët e tyre që janë në botëror

FIFA iu bën një dhuratë klubeve, shpërblim rekord për lojtarët e tyre që janë në botëror

FIFA bëri të ditur detajet për shpërblimin që do t’ju shpërndajë klubeve për futbollistët e tyre që janë pjesëmarrës në Botëror(sistemi CBP) dhe është një shifër rekord në mënyrë absolute, 305 milionë euro. Por jo vetëm kaq, do të përfitojnë edhe ekipet që do të dhanë futbollistët në fazën kualifikuese. Këshilli i FIFA e konfirmoi si pjese e memorandumit të rinovuar në marrëveshjen mes qeverisë së futbollit botëror dhe EFC(European Football Clubes) që kryesohet nga Nasser Al Khelaifi. Shifra e akorduar është një rritje me 70% në krahasim me edicionin e vitit 2022. Pjesa më e madhe prej 215 milionë euro do të shpërndahet mes klubeve që do të japin futbollistët për Botërorin që nis në 11 qershor. Pagesa do të llogaritet për çdo futbollit ...