Botërori 2026/ Tjetër shqetësim te Zvicra, shuhet një zjarr pranë kampit të skuadrës helvete

Botërori 2026/ Tjetër shqetësim te Zvicra, shuhet një zjarr pranë kampit të skuadrës helvete

Sikur të mos mjaftonin gjarpërinjtë, por Zvicra pati një tjetër shqetësim. Në një pyll pranë kampit të skuadrës helvete është shuar një zjarr që kishte nisur të hënën duke u përhapur në një sipërfaqe prej 18 hektarësh me zjarrfikësit kalifornianë u përballën me flakët në kushte të vështira. Kërcënimi i linjave elektrike, terreni i pjerrët dhe përhapja e zjarrit e bënë shumë të vështirë punën për shuarjen e zjarrit. Helikopterët derdhën ujë nga ajrit  dhe autoritetet urdhëruan evakuimin e rezidentëve lokalë. Nati Hotel Fairmont Grand i Del Mar ndodhet në një zonë që është klasifikuar si zonë paralajmëruese nga autoritetet policore. Në mbrëmjen e së hënës, zjarrfikësit bënë të ditur se zjarri ishte nën kontroll në pjesën më të madhe të zonës. Top Channel