Argjentina fiton testin e parë para starit të Botërorit, asnjë minutë për Leo Messin në miqësoren kundër Hondurasit
Kombëtarja e Argjentinës vijon përgatitjet për Kupën e Botës me një fitore 2-0 ndaj Hondurasit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në College Station, Texas. Pavarësisht atmosferës elektrizuese dhe mbështetjes së madhe nga tifozët argjentinas në stadiumin “Kyle Field”, vëmendja ishte e përqendruar te Lionel Messi, i cili nuk u aktivizua për asnjë minutë. Ylli 38-vjeçar po rikuperohet nga një lodhje muskulare e pësuar në ndeshjen e fundit me Inter Miami përpara grumbullimit me kombëtaren. Kampionët në fuqi të botës kaluan në avantazh në minutën e 37-të, kur Lautaro Martinez u tregua i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Nicolas Tagliafico. Në pjesën e dytë, Argjentina dyfishoi rezultatin falë Giuliano Simeones. Sulmuesi i Atletico Madrid shfrytëzoi një asist elegant me thembër...
Burimi:
top-channel.tv