Botërori 2026/ SHBA-ja me dhjetë futbollistë mposht 2-0 Bosnje-Hercegovinën

Botërori 2026/ SHBA-ja me dhjetë futbollistë mposht 2-0 Bosnje-Hercegovinën

Mëngjesin e kësaj të enjteje me kohën shqiptare, kombëtarja e SHBA-së fitoi 2-0 kundër Bosnje Hercegovinës duke siguruar një përballje me Belgjikën në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026. Hera e fundit që SHBA fitonte një ndeshje me eliminim direkt në Botëror, ishte në vitin 2002 kundër Meksikës, pra 24 vite më parë. Në Santa Clara vendasit e Pochettinos ishin më kërkues që në fillimin e lojës. Pas 20 minutash Folarin Balogun e ndali sferën në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Balogun nuk u dorëzua dhe në minutën e fundit të pjesës së parë i dha epërsinë 1-0 SHBA-së. Në minutën e 64-t, sërish Balogun do të bëhej protagonist, por këtë herë do të linte SHBA-në me dhjetë vetë...