Interi, përvoja në Champions është kusht jetik për afrimet e reja: Stones në krye, ja të gjithë të tjerët

Interi, përvoja në Champions është kusht jetik për afrimet e reja: Stones në krye, ja të gjithë të tjerët

13 Gusht 2026 12:26 Alfred Lleshi Interi po ndjek në merkaton e kësaj vere një kriter të qartë: përvojën në Champions League. Pothuajse të gjithë lojtarët e afruar, ose të kërkuar kanë luajtur në turneun më të madh europian, me synimin për të sjellë eksperiencë dhe siguri në ndeshjet vendimtare. Objektivi është i qartë: ta fitojë Champions-in, pasi dy herë në tri vite e ka parë trofeun t’i ikë në mënyrë të dhimbshme, në finale. John Stones kryeson me 62 ndeshje, 6 gola dhe 4 asistime në Champions. Ai e ka fituar trofeun me Manchester City. Benjamin Pavard ka 57 ndeshje, 3 gola dhe 5 asistime, ndërsa e ka fituar me Bayern Munich më 2019-20. Aleksandar Stankovic, vetëm 21 vjeç, numëron 10 ndeshje, 2 gola...